Teknologji Moderne,
Rezultate Natyrale.
Në Dermaplus, besojmë se estetika moderne duhet të kombinojë profesionalizmin mjekësor, teknologjinë e avancuar dhe kujdesin e personalizuar për çdo pacient. Me mbi 10 vite eksperiencë në treg, jemi bërë një pikë referimi për trajtimet dermo-estetike, duke ofruar standarde të larta shërbimi në një ambient bashkëkohor, komod dhe mikpritës.
Eksperiencë profesionale
mbi 10-vjeçare
Dr. Egesta Kordhishti
Dr. Egesta Kordhishti përfundoi studimet në Mjekësi të Përgjithshme në Universitetin e Tiranës në vitin 2011. Pas diplomimit, ajo iu përkushtua fushës së estetikës mjekësore dhe nga viti 2013 deri në vitin 2017 punoi në një klinikë të specializuar të kirurgjisë estetike, ku fitoi eksperiencë të gjerë në konsultimin, vlerësimin dhe trajtimin e pacientëve me nevoja estetike.
E motivuar për të thelluar më tej njohuritë dhe aftësitë e saj profesionale, Dr. Kordhishti ndoqi specializimin në Kirurgji Plastike dhe Rikonstruktive, të cilin e përfundoi me sukses në periudhën 2019–2024. Gjatë viteve të specializimit, ajo u trajnuar në teknika moderne kirurgjikale dhe rikonstruktive, duke trajtuar një gamë të gjerë rastesh që kërkojnë si përmirësim estetik ashtu edhe rikthim të funksionit dhe strukturës anatomike.
Sot, Dr. Egesta Kordhishti kombinon përvojën e saj në kirurgjinë plastike dhe estetikën mjekësore për të ofruar trajtime të personalizuara, të bazuara në siguri, profesionalizëm dhe rezultate natyrale. Qasja e saj fokusohet në dëgjimin e nevojave të pacientit, vlerësimin individual të çdo rasti dhe krijimin e planeve të trajtimit që respektojnë harmoninë natyrale të fytyrës dhe trupit.
Angazhimi i vazhdueshëm në edukimin profesional dhe ndjekja e zhvillimeve më të fundit në kirurgjinë plastike dhe estetikën moderne i mundësojnë Dr. Kordhishtit të ofrojë standarde të larta kujdesi dhe trajtime bashkëkohore për pacientët e saj.
Dr. Anisa Begaj
Dr. Anisa Begaj përfundoi studimet në Mjekësi të Përgjithshme në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, në vitin 2014, dhe më pas kreu praktikën profesionale pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Me një eksperiencë profesionale mbi 10-vjeçare, Dr. Begaj ka ushtruar aktivitetin e saj në Shqipëri dhe jashtë vendit, duke punuar në fushën e mjekësisë estetike, dermatologjisë estetike dhe trajtimeve të avancuara jo-kirurgjikale. Nga viti 2015 deri në vitin 2018 ajo punoi si mjeke estetike në klinika të specializuara në Tiranë dhe Manama, Bahrein, ku fitoi eksperiencë të gjerë në trajtime si botox, filler, PRP, peeling kimik, mezoterapi, lipolizë, lazer CO2, RF mikroneedling dhe procedura të tjera estetike.
Që prej vitit 2018, Dr. Begaj ushtron aktivitetin e saj pranë Dermaplus Clinic, ku ofron konsulta dermatologjike dhe trajtime estetike të personalizuara, duke kombinuar eksperiencën klinike me teknologjitë më moderne në fushën e estetikës mjekësore.
Në periudhën 2021–2025, ajo përfundoi specializimin në Otorinolaringologji dhe Kirurgji të Kokës dhe Qafës, duke zgjeruar ekspertizën e saj në diagnostikimin dhe trajtimin e patologjive të veshit, hundës, fytit, kokës dhe qafës. Formimi i saj multidisiplinar i mundëson një qasje të plotë ndaj pacientit, duke ndërthurur njohuritë kirurgjikale me përvojën në estetikën mjekësore.
Dr. Begaj merr pjesë rregullisht në kongrese, konferenca dhe aktivitete shkencore kombëtare e ndërkombëtare, duke ndjekur zhvillimet më të fundit në otorinolaringologji, kirurgjinë e kokës dhe qafës, dermatologjinë estetike dhe mjekësinë anti-aging.
Qasja e saj profesionale bazohet në sigurinë e pacientit, komunikimin e hapur dhe ofrimin e trajtimeve të personalizuara, me fokus rezultate natyrale dhe afatgjata.
























